I ndodhur në bregun e Adriatikut, të një vendi mesdhetar të ndriçuar nga pothuajse 365 ditë nga dielli Porto Lalzi, është konceptuar si një Fshat i ditëve moderne që përfshin më të mirat e të dyja ekzistencave, ujin dhe tokën. E mbrojtur nën hijen e kurorave të padepërtueshme të pishave, kjo parajsë e izoluar, ofron një pamje të pazakontë dhe mbresëlënse të detit. Rezidenca premium të cilat janë ideuara për të dhuruar privatësi të përsosur si dyqane, kafene dhe restorante ekskluzive.
Koncepti i projektimit të Porto Lalzit bazohet në qëndrueshmërinë maksimale dhe ndikimin minimal në mjedis.
Parkimi nëntokësor, termoizolimet e ndërtesës me cilësi të lartë dhe hapësirat e jashtme rekreative të mbushura me gjelbërim do të garantojnë mikroklimën perfekte për të gjithë banorët.
Porto Lalzi synon të krijojë një Komunitet me qëllimin e vetëm që të jetë banesa për njerëz me prejardhje dhe kombësi të ndryshme, të cilët ndajnë të njëjtën filozofi jete që është; dëshira për të shijuar në maksimum veçantinë e stilit të jetës së jahteve.
Porto Lalzi aspiron të nxisë një komunitet dhe të bëhet shtëpia e njerëzve me prejardhje dhe kombësi të ndryshme që ndajnë të njëjtën filozofi në jetë, për të shijuar në maksimum veçantinë e stilit të jetesës së jahteve.
Shqipëria gëzon një klimë mesdhetare, me verë të ngrohtë, të thatë dhe dimër të butë e të lagësht. Pjesa perëndimore e vendit, e ndikuar nga ajri i ngrohtë detar i deteve Adriatik dhe Jon, është zakonisht më i nxehtë se pjesa tjetër e Shqipërisë, me temperatura që shkojnë deri në 5 °C në dimër dhe mbi 30 °C në verë.
Gjuha shqipe është gjuha zyrtare në Shqipëri. Është gjuha amtare e 98% të popullsisë së vendit. Përveç Shqipërisë, kjo gjuhë flitet gjerësisht nga qytetarët shqiptarë etnikë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Monedha zyrtare e Shqipërisë është LEK. Megjithatë, euro pranohet nga pothuajse çdo biznes. Shumë vizitorë zgjedhin të paguajnë me një kartë krediti, megjithëse vendasit paguajnë kryesisht me para në dorë, dhe ju mund t’ju duhet të paguani komisione shtesë për çdo tërheqje ose pagesë me kartë.